Shefi I politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka paralajmëruar Bjellorusinë për lejimin e vendosjeve të armëve bërthamore nga Rusia në territorin e saj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrell ka shkruar se “Bjellorusia që pret armë bërthamore ruse, do ë nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane. Bjellorusia ende mund ta ndalojë, është zgjedhja e tyre.

Në lidhje me deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, se do të vendosin armë bërthamore në Bjellorusi, ka reaguar edhe SHBA-të, e cila tha se nuk ka asnjë provë se veprimi është kryer nga Moska.

Ndërsa, Ukraina bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke thënë se Kremlini e ka marrë Bjellorusinë si ‘peng bërthamor’.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb