TIRANE

Deputeti i PD-së Oerd Bylykabashi iu është bashkuar reagimeve pak pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për vettingun në politikë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bylykbashit e cilësoi këtë fakt një lajm të mirë për shqiptarët dhe të keq për politikanët e korruptuar. Sipas Bylykbashit, Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzën e drejtë dhe legjitime të Partisë Demokratike dhe opozitës për vetingun politikanëve.

REAGIMI
Nga Venecia vjen lajm i mire per shqiptaret dhe i keq per politikanet mafioze‎
Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzen e drejte dhe legjitime te Partise Demokratike dhe Opozites shqiptare per vetingun politikaneve te lidhur me krimin e organizuar. ‎
Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias percaktoi guiden e detajuar per miratimin perfundimtar nga Parlamenti te amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar qe, ashtu si Dekriminalizimi, do te duhet te largoje politikanet e lidhur me Mafian.
Komisioni i Venecias i ben thirrje mazhorances te ulet ne dialog konstruktiv me Opoziten per miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhezimeve te Komisionit dhe shprehu gatishmerine per te asistuar me tej ne perfundimin e ketij procesi.‎
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: