Venecia do të zgjasë taksën e udhëtimit ditor vitin e ardhshëm, duke rritur numrin e ditëve në të cilat turistët duhet të paguajnë për të hyrë në qytet dhe duke dyfishuar tarifën në 10 euro për vizitorët e minutës së fundit, thanë zyrtarët e qytetit të enjten.

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro theksoi se taksa synon të ndihmojë qytetin dhe qytetarët e tij të luftojnë mbiturizmin dhe të shmangin flukset e mëdha të vizitorëve gjatë festave dhe fundjavave të mbushura me njerëz.

Sistemi i pagesave u lançua në fillim të këtij viti për një program pilot me kohë të kufizuar.

Venecia njoftoi vitin e kaluar se do të prezantonte tarifën e diskutuar prej kohësh për udhëtimin ditor pasi qyteti i shpëtoi për pak vendosjes në listën e OKB-së të vendeve të trashëgimisë të rrezikuara, kryesisht për shkak të ndikimit të mbiturizmit.

Taksa e re do të zbatohet çdo të premte deri të dielën dhe ditët e festave nga data 18 prill deri më 27 korrik, për një total prej 54 ditësh.

Ky është pothuajse dyfishi i numrit të ditëve që është aplikuar këtë vit. Turistët që nuk bëjnë rezervime deri në katër ditë përpara do të paguajnë 10 € në vend të 5 € të zakonshme.

Taksa do të jetë në fuqi gjatë orëve të pikut, nga ora 8.30 deri në orën 16.00

Përjashtimet u jepen banorëve, vizitorëve me origjinë veneciane, studentëve dhe punëtorëve, si dhe turistët që kanë rezervime hotelesh ose akomodimi të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: