TIRANË

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 skanoi  zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ndërsa u pyet dhe për raportin e Komisionit të Venecias nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit.

Sipas Dumës, Kreu i Shtetit nuk ka shkelur kushtetutën, ndërsa theksoi se Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e veprimtarisë së Metës duhet të shkrihet. Ajo këtë lëvizje të maxhorancës e konsideroi si qesharake dhe praktikisht të parealizueshme. Ish-deputetja tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Duhen zgjedhje të  parakohshme. Kjo është e qartë dhe e pastër: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën, nuk ka shkelur ligjin kushtetues, pra dekreti për zgjedhjet në tetor në mënyrë juridike është i legjitimuar. Derisa nuk e ka shkelur kushtetutën, pra ai qëndron. Gjykata kushtetuese do të mund të gjykojë tejkalimet apo mbikalimet apo nënkalimet, por ajo nuk është më dhe për rrjedhojë mbetet sot që dekreti I presidentit është I vlefshëm. Kjo është e qartë dhe kaq.  Komisioni Hetimor ndaj Metës duhet të shkrihet pasi është qesharak.  Nuk do të arrijë ta shkarkojë. E gjitha është për show. Kam dyshimet e mia nëse do ta shkarkoj apo jo. Kjo është e pamundur dhe e pabëshme.”-tha Grida  Duma.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: