Komisioni i Venecias ka publikuar draft- opinionin final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese e cila i jep të drejtë Presidentit Meta. Sipas paragrafit, ’98’ të draftit, Presidenti Meta nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.

Në paragrafin ’98’, thuhet se Presidenti vërtet e pezulloi në mënyrë të njëanshme por do të duhet të plotësohej boshllëku ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet, dhe një mekanizëm zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm.

Po ashtu ”Venecia” quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe i arsyeshëm refuzimi nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.

Sa i përket zgjidhjes së kësaj situate, Venecia thotë se do ishte më mirë që gjyqtarët të betoheshin tek Kryetari i Gjykatës Kushtetuese por duket qenë se nuk ka një të tillë momentalisht në Shqipëri, kthehet në luftë midis dy institucioneve Presidencës dhe Kuvendit.

Por ‘Venecia’ thotë se vetëm nëpërmjet dialogun ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimin mund të zgjidhet kjo situatë dhe të ngrihet Gjykata Kushtetuese e cila ka

 

“98. Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”- shkruhet në raport.

  • foto galeri

KONKLUZIONET NGA KOMISIONI I VENECIAS

Komisioni i Venecias konstatin se:

 

·         Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë  Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë: –          Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati;

–  Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë; –

-Vende vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese;

-Numer i kufizuar i kandidatëve për Gjyqtarë kushtetuesë për shumë vende vakante;

– Barrierë në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit;

– Dispozita të paqarta në Kushtetutë;

  • Komisioni i Venecias Rekomandon

 

  1. Rekomandime për procesin e vetting

Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se verifikimi i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, veçanërisht ato te larta.

  1. Rekomandime ne lidhje me procesin e emerimit te gjyqtareve kushtetues

·         Sekuenca – Radha e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë  Radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve. Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese.  ·         Mekanizmi zhbllokues Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, sic është për Kuvendin. ·         Pezullimi i afatit 30 ditor të mekanizmit zhbllokues  Pezullimi i këtij afati nuk parashikohet në Kushtetutë e në ligj. Pezullimi mund të justifikohet nëse ka një vakum ligjor. Sipas K.Venecias bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues. Gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj.

 

  • Nisma e mazhorancës për betimin e gjyqtarit Kushtetues para Presidentit

 

Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse çmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, të parashikohen në Kushtetutë.

 

  1. Rekomandime në lidhje me punën e KED

 

– ndryshim i rregullores se KED, duke mundësuar qe Avokati i Popullit te marre pjese dhe ne mbledhjet (dhome këshillimi) ku KED merr vendim per kandidatet. Kjo për hir te rritjes se transparencës se KED. Ky rekomandim per t’u adresuar kërkon ndryshime ne Ligjin n.115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë” dhe legjislacionit ne fuqi per organet kolegjiale.

– Të botojë sa më parë procesverbalet e mbledhjeve.

– KED duhet te kryej listimin e kandidatëve vetëm kur dosjet e te gjithe kandidatëve ne liste janë të plota dhe se Kryetari I KED duhet te dergoj listen së bashku me dosjet menjëherë te të institucionet përkatëse pa vonesë.

– Të propozojë kandidatë të vetuar.

 

  1. Nevoja për bashkëpunimi institucional

 

Komisioni Venecias nxit bashkëpunim midis Kuvendit dhe Parlamentit, në veçanti kur ka pak kandidatë për shumë vende vakante, me qëllim  dakortësinë për zbatimin e procedurave që zhbllokojnë situata problematike.

 

  1. Nevoja për ndryshime Kushtetuese

 

Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesë si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre.

 

  1. Të tjera
  • Emërimi i gjyqtarit të fundit nga Presidenti

 

Mungesa e kandidatëve, fakti që lista e KED dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gj.Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat ligjore kushtetuese sipas Komisioni i Venecias, mund të konsiderojnë të arsyeshme emërimin e fundit të Presidentit kryer tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës me tre kandidatët e renditur të parët nga KED, dhe pse vetë Komisioni i Venecias pranon se pezullimi i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore.

 

Përgjigja e pyetjes: “A jemi para cënimit të parimit të gjykatës së krijuar me ligj”:

 

Nuk ka përgjigje për këtë pyetje nga Komisioni i Venecias në opinion e vet. Ky ka qënë në fakt shqetësimi kryesor i Kuvendit sepse risku që palët të godasin vendimet e Gjykatës Kushtetuese në GJEDNJ, nëse anëtarë e trupës gjykuese është gjyqtarja e emëruara nga Presidenti në kapërcim të kritereve të mekanzimit zhbllokues, është real dhe i lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb