TIRANË

Komisioni i Venecias ka diskutuar dhe më pas miratuar raportin përfundimtar të opinionin mbi Presidentin e Republikës Ilir Meta, sipas të cilit Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore.

Në mbledhje merrte pjesë dhe një grup deputetësh të maxhorancës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka vlerësuar raportin e Komisionit të Venecias, ndërsa ka bërë disa propozime. Balla ka deklaruar se Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog duke shtuar se ai shkeli të drejtën themelore për t’u zgjedhur.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, deklaroi Balla.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb