Ish-Presidenti Bujar Nishani komenton vizitën e sotme të përfaqësuesve të Komisionit të Venecias në Shqipëri për Ligjin e Pronave.

Nishani shkruan në “Facebook” se ekspertët e Venecias duhet të kërkojnë dhe të verifikojnë korrespondencën dhe përmbajtjen e varianteve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Venecias dhe variantin origjinal të dërguar nga Parlamenti te Presidenti për dekretim.

Sipas ish-Kreut të Shtetit, varianti i dërguar në Venecia është i mangët dhe i manipuluar, kryesisht relacioni.

Mesazhi i Nishanit:
Media njofton se përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë në lidhje me Ligjin e Pronave! Ligji i Qeverisë së ish-stalinistëve shqiptarë,(sot rilindësit) në fakt është një variant modern i rikonfiskimit të pronave të sekuestruara nga etërit e bijve dhe ka shumë çështje që Komisioni i Venecias mund të hulumtoi. Por përveç tyre, po ju kujtojë ekspertëve të Venecias vetëm një çështje e cila përbën skandalin formal të proçesit të rikonfiskimit të pronave në Shqipëri.

Venecia le të kërkoi dhe verifikoi korespondencën dhe përmbajtjen e varianteve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Venecias dhe variantin origjinal të dërguar nga Parlamenti tek Presidenti për dekretim! Varianti i dërguar në Venecia është i mangut dhe i manipuluar, kryesisht relacioni.

Dokumentacioni dhe korespondenca e shqyrtimit kushtetues është e plotë në Institucionin e Presidentit të Republikës ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese. Venecia, le ta nis me këtë çështje verifikimin dhe kuptimin e grabitjes dhe dhunimit të ri të së drejtës fondamentale të njeriut në Shqipëri, PRONEN!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb