TIRANE

Venera Lumani dhe Lind Islami që nga “The Voice” ku ata të dy ishin konkurrentë e deri më sot, janë ndër dyshet më të pandara e ndër çiftet që të bëjnë të besosh se dashuria e vërtetë ekziston. Çifti i njohur në qershor të vitit të kaluar dhanë lajmin se do t’i jepnin fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

E ftuar dje në B.E Café, Vemera Lumani na tregoi më shumë për marrëdhënien me Lindin dhe me familjarët e tij. Ajo u ndal edhe te marrëdhënia me vjehrrën. Këngëtarja tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e Lindit dhe është si një nënë e dytë për të, e megjithatë ajo i thërret në emër.

“Ajo është nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj ndryshe. Fjala vjehrrë më duket klishe dhe më vjen keq t’i them vjehrrë. Ajo është e shumë mirë”, -u shpreh Venera.

Është shumë e vërtetë që vajzat ndonjëherë e kanë të vështirë të zgjedhin si do t`i drejtohen nënës së partnerit, duke qenë se fjala “vjehrrë” nuk tingëllon mirë, por edhe fjala “mami” nuk iu vjen natyrshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb