Venezia i bëri thirrje publike porteve të tjera historike europiane të pushtuara nga kroçerat si Amsterdami, Barcelona, Dubrovniku apo Marseja për të bashkuar forcat për të parandaluar rreziqet e shumta të anijeve gjigante të lundrimit, njoftuan sot autoritetet e porteve.

”I shkrova të gjitha qyteteve europiane që kanë përvojë ashtu si ne në turizmin e kroçerave dhe duhet të arrijmë një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit’’, specifikoi në një komunikatë Pino Musolino, i cili drejton në Venezia Autoritetin Portual në veri të Detit Adriatik.

‘’Rritja e madhësisë së anijeve, ndikimi në mjedis në zonat e portit dhe ngarkesa, shkaktuar nga numri në rritje i turistëve po krijojnë një situatë konfliktuale’’, shprehet ai në një citim të bërë drejtuar tetë autoriteteve portuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb