Ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut prodhuan rezultate interesante. Argjentina nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Venezuelës, në ndeshjen e luajtur në Estadio Monumental de Maturín.
Ekipi i Scalonit kaloi në epërsi në minutën e 13-të, me anë të Otamendin. Mbrojtësi, shumë pranë portës, ia doli që të shtyjë topin në rrjetë, duke ndezur festën mike.
Terreni i papërshtatshëm vështirësoi lojën normale, ndërsa rezultati mbeti i njëjtë në pjesën e parë, me Messin me shokë që shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli.
Argjentinasit u përpoqën që të menaxhonin rezultatin, por nuk ia dolën dot të bëjnë diçka të tillë. Venezuela barazoi shifrat me Rondon në minutën e 65-të, duke dalë kështu nga ky takim me një pikë të rëndësishme.
Argjentina kryeson me 19 pikë pas 9 ndeshjes, ndërsa Venezuela është në vendin e shtatë me 11 pikë.
Brazili rikthehet në “shinat e duhura”, duke marrë një fitore të çmuar ndaj Kilit. Djemtë e Doroval triumfuan 1-2, në një sfidë emocionuese.
Vendasit nga Kili e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar me Vargas që pas dy minutash lojë.
Da Cruz realizoi me kokë në të 45-tën, i asistuar nga Savinho, një gol që shtoi në maksimum besimin te mysafirët.
Ritmi ishte shumë i lartë në fraksionin e dytë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit të fitore. Luiz Henrike i dhuroi 3 pikët Brazilit falë një goditje kirurgjikale në të 89-tën.
Me këtë rezultat, Brazili ka 13 pikë dhe renditet në vendin e katërt. Kili është në vendin e 9-të me 5 pikë.