VENEZUELE

Nga e shtuna të paktën 567 anëtarë të Forcave të Armatosura venezueliane mendohet të kenë dezertuar. Sipas shërbimeve të imigracionit kolumbian, këta anëtarë kanë kaluar në territorin e Kulumbisë pas përballjes me protestuesit për ndalimin e  hyrjes së ndihmave humanitare.

Përballja në urën La Dorada ku Garda Kombëtare e Maduro u përplas me mbështetësit e opozitës, u shoqëruan edhe me dezertimet e para ku disa ushtarë të Gardës Kombëtare u bashkuan me protestuesit.

Nga ana tjetër lideri i opozitës, Juan Guaido në një reagim i cilësoi ‘shkatërrues’ personat që pengojnë hyrjen e ndihmës humanitare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kush pengon hyrjen e ndihmës humanitare është një dezertues që tradhëton popullin tonë. Dhe ata që na mbështesin për të shpëtuar jetën e venezuelianëve janë patriotë të vërtetë”, shkruan në Twitter Guaido, lideri i vetëshpallur i Venezuelës, i cili gëzon edhe mbështetje të plotë ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: