Autoritetet venezueliane arrestuan 27 ushtarakë të dyshuar për rebelim kundër presidentit Nicolas Maduro, njoftoi Diosdado Cabello, kryetari i Asamblesë Kushtetuese, besnik i regjimit.

“Për momentin, 25 u arrestuan në veri të Karakasit dhe dy të tjerë u arrestuan në një zone tjetër”, deklaroi për median, Cabello. Pas kapjes së të rebeluarve tensione dhe protesta në një shenjë të tensioneve në rritje pas marrjes së mandatit të dytë të presidentit.

Incidenti shënon gjithashtu pakënaqësinë e forcave të armatosura në një kohë mungesash në ushqime dhe ilaçe prej krizës politike.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: