Manuel Ricardo Cristopher Figuera që ka qenë në krye të policisë sekrete të Venezuelës, është larguar nga rrethi ngushtë i presidentit Nicolas Maduro, ndërsa shteti ka hyrë në ditën e dytë të trazirave.


Lideri opozitar Juan Guaido, ka bërë një përpjekje për ta rrëzuar qeverinë dhe organizoi protesta të mëdha në rrugë, që kanë marrë edhe vëmendjen e administratës së presidentit Donald Trump.


Mundësia që rrethi ngushtë i Maduros është duke u thyer, tregon fakti se është dorëhequr kreu i policisë sekrete dhe shkëputi lidhjen me presidentin.


Në një letër të drejtuar popullit venezuelian, Figuera ka shkruar se deri më tani i bindej udhëheqësit Maduro, por se tani është koha që të ‘rindërtohet shteti’.

“Ka ardhur koha, që ne të shikojmë një formë ndryshe për të bërë politikë. Shërbyesit e lartë shtetërorë, janë pasuruar së tepërmi dhe korupsionin e praktikojnë si sport” ka shkruar Figuera.

Letra që po qarkullon në rrjetet sociale, është hulumtuar nga një ekspert në Shtete e Bashkuara, që ka konfirmuar se ai është autori që e ka shkruar.

(BalkanWeb)