VENEZUELE

Juan Guaido, presidenti i vetëdeklaruar i Venezuelës, ka folur për turmën me një megafon, mbi një automjet, pak pasi policia çmontoi tribunën e ndërtuar për të në Avenida Victoria në Karakas. Guaido u ka bërë thirrje simpatizantëve të tij për mobilizimin e tyre kundër përgjegjësit të  vërtetë për krizën e dritës dhe naftës dhe spitaleve, pra Nicolas Maduro.

Vendi, megjithëse i pasur me naftë, për prodhimin e energjisë elektrike varet mbi të gjitha nga infrastruktura e saj hidroelektrike, të cilat vitet e fundit të krizës ekonomike kanë pësuar përkeqësim të fuqishëm nga mungesa e investimeve. Në veçanti, nga kjo gjë preken edhe spitalet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb