VENEZUELE

Më shumë se 40 femra venezueliane janë mbajtur në Kolumbi, teksa shfrytëzoheshin si skllave seksi, kanë thënë autoritetet, të detyruara të prostituonin.

Rrjeti i trafikantëve rrëmbente femra në kufirin e Cucuta dhe i dërgonte në Bogota, ku u sekuestroheshin dokumentet. Femrat më pas detyroheshin të prostituonin. Prokurori Nestor Martinez tha që femrat kishin mundësi të pushonin vetëm 15 minuta në ditë dhe gjobiteshin nga tutorët e tyre nëse nuk gjenin klientë.

Drejtuesit e bandës kishin punësuar edhe një mjek për të bërë aborte tek femrat që mbeteshin shtatzëna.
Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për rritjen e trafikut njerëzor duke e lidhur me emigrimin nga Venezuela.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb