Nëntë persona, të gjithë të mitur, humbën jetën për shkak të shpërthimit të një bombole gazi në një rezidencë në Karakas, njoftoi dje të premten kryebashkiaku i kryeqytetit të Venezuelës, Carmen Melendez.
“Fatkeqësisht tetë anëtarë të së njëjtës familje janë të vdekur”, tha zonja Melendes para kamerës së televizionit publik VTV, duke sqaruar se viktima më e madhe ishte 20 vjeç dhe më e vogla vetëm 15 ditëshe.
Sipas informacioneve të para të zjarrfikësve, shpërthimi ka ndodhur në katin përdhes të një shtëpie në lagjen popullore të Koces. Viktimat, të cilët ishin në një pikë më të lartë në ndërtesë, vdiqën nga mbytja, sipas një zyrtari komunal.
#Caracas 9 personas, todos menores de edad, murieron en un incendio que se registró en em sector La Laguna del Km2 de la Carretera Panamericana.
Lista de Personas Fallecidas.
1)Cleiver Valero 14 años
2)Yonny Guillen 11 años
3)Victoria guillen 8 años
4)David Guillen 6 años… pic.twitter.com/tpPZPnWkmd— Roman Camacho (@RCamachoVzla) December 14, 2024