81,9% e venezuelianëve e konsiderojnë Juan Guaido, president të parlamentit, që ka marrë përsipër pushtetin e Ekzekutivit dhe është lideri politik më i besuar në Vend, ndërsa 13.4% preferojnë presidentin Nicolas Maduro, sipas një sondazhi të nxjerrë sot nga Hercos Consultores.

Në të njëjtën anketë, 70,4% e të intervistuarve deklarohen ‘shumë të kënaqur’ nga sjella e Asamblesë Kombëtare, 80,2 % thonë që Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve, reagon në favor të interesave politike të Maduro’, 82,1% mendon që Asambleja Kombëtare duhet të caktojë autoritete të reja për Komisionin e Zgjedhjeve dhe 77% kanë thënë që në rast të zgjedhjeve të tjera do të votohej për opozitën, kundër 12,1% që do të votonin Maduro.

Sondazhi është hartuar në bazë të 999 kontakteve telefonike të bëra nga 25 deri në 30 janar me të rritur të regjistruar në listat elektorale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb