Ish presidenti i kompanisë së naftës shtetërore venezueliane Pdvsa, Nelson Mantinez, i arrestuar në 2017 pasi u akuzuar për korrupsion në aktivitete të zhvilluara brenda organizmit, ka vdekur dje.

Lajmin e bën të ditur nëpërmjet Twitterit Rafael Ramirez, ish presidenti i Pdvsa dhe ish ministri venezuelian.

Ramírez, që jeton jashtë vendit, ka shkruar që sapo ka vdekur Nelson Martinez, ish ministër dhe ish president i Pdvsa, i sekuestruar dhe i keqtrajtuar për një vit me urdhër të Nicolas Maduro që ishte në dijeni të sëmundjes së tij kronike’ duke shtuar: ‘E kanë poshtëruar dhe i kanë mohuar të drejtën e mbrojtjes dhe të jetës. Maduro je ti përgjegjësi i kësaj vdekjeje’.

Martinez, 67 vjeç, ka qenë edhe president i Citgo, filiali i Pdvsa në SHBA dhe është arrestuar, sipas Prokurës venezueliane, i dyshuar për korrupsion në kompaninë e naftës shtetërore.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb