Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se mjekët ushtarakë janë çdo ditë në detyra të rëndësishme humanitare, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu ka ndarë dëshmi nga puna e përditshme e mjekëve, puna e të cilëve sipas tij nuk kufizohet vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës apo brenda kufijve të vendit, por janë gjithmonë gati të përgjigjen kudo nevojitet ndihma e tyre.

“Mjekët ushtarakë kryejnë detyra të jashtëzakonshme humanitare çdo ditë, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe çdo qytetari që kërkon ndihmë mjekësore. Ata nuk kufizohen vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës apo brenda kufijve të vendit, por janë gjithmonë gati të përgjigjen kudo nevojitet ndihma e tyre”, u shpreh ministri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb