TIRANË- Me sa duket edhe veprimet e policisë me protestuesit kuksianë kundër taksës së “Rrugës se Kombit” po hetohen. Këtë gjë e ka bërë të ditur sot drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Anila Trimi në një prononcim jashtë komisionit parlamentar të sigurisë.

Ajo deklaroi se është kryer inspektim por nuk ka ende konkluzione.
“Kemi kryer inspektim por nuk kemi arritur në konkluzion. Do njoftoheni kur të merret vendimi në lidhje me veprimet e policisë”, deklaroi Trimi.

23 qytetarë kuksianë u arrestuan pas protestës në “Rrugën e Kombit”. Veprimet e policisë u quajtën të dhunshme dhe të padrejta pasi sipas të afërmve dhe opozitës, policia i kishte marrë gjatë natës dhe i kishte trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Aktualisht 11 persona janë pas hekurave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: