Të rinjtë në mbarë Botën tashmë edhe në Shqipëri, kanë dalë në rrugë për t’i bërë presion politikës që të veprojnë lidhur me ndryshimet e klimës.
Një grup të rinjsh me pankarta në duar kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar t’i sensibilizojnë të gjithë për dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e klimës
Shqipëria edhe pse e vogël në sipërfaqe e në ekonomi, sërish pa frikë mund të quhet një ndotëse e madhe për një popullsi kaq të vogël.
Ambientalisti Lavdosh Feruni ngre alarmin se alarmin se politikat e mjedisit në vend nuk e kanë në vëmendje krizën klimatike. Sipas tij, Shqipëria është dhe do të jetë vendi më i prekur në Evropë nga kriza klimatike, me thatësira të tejzgjatura që pasohen nga përmbytjet.
Ambientalistët dhe ekspertët e mjedisit thonë se brenda 10 vitesh, njerëzimi duhet të ulë shkarkimet e dyoksidit të Karbonit me mbi 70 % që të kemi një shans për të frenuar ngritjen globale të temperaturës mesatare me 2°C.
Aktivistja për mjedisin Greta Thunberg, është tashmë një ikonë e lëvizjes globale për ndryshimet klimaterike. Sot protesta zhvillohen në më shumë se 2000 qytete të botës ndërsa ajo është nominuar për çmimin Nobel për Paqen, çmimi më prestigjioz në botë.