Një grabitje ka ndodhur në një biznes në Ksamil.
Gazetarja Shpresa Dine raporton se shënjestër e grabitjes ka qenë një hotel i cili funksiononte vetëm gjatë sezonit veror.
Mësohet se autori ka vepruar i vetëm dhe se arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parashë.
Pas ngjarjes dyshohet se ai është larguar nga Ksamili.
Policia punon që përmes pamjeve filmike të identifikojë autorin dhe të zbardhë e dokumentojë plotësisht ngjarjen.