TIRANE – Nëse çdo ditë shijoni një gotë me verë të kuqe, është koha për t’i dhënë fund kësaj shprehie. Ka kohë që studimet e ndërlidhin konsumimin e alkoolit me rrezikun më të lartë të sëmundjes së kancerit, kurse tani shkencëtarët në Universitetin e Harvardit gjetën prova se vetëm një gotë verë çdo ditë mund të jetë fatale për një grua në familjen e së cilës ka apo kishte persona të prekur nga kjo sëmundje. “Konsumimi i vetëm një pije në ditë paraqet një rrezik të shtuar nga shfaqja e kancerit të nxitur nga alkooli, kryesisht kancerit të gjirit, me 13% në krahasim me ata që nuk konsumojnë alkool”, thekson një mjek nga Harvardi, shkruan sot gazeta “Zëri”. Ata shqyrtuan zakonet e më shumë se 88.000 femrave dhe 47.000 meshkujve për 30 vjet me radhë, që nga viti 1980. Subjektet e hulumtimit nuk kanë pirë shumë dhe nuk tejkaluan kufirin e lejuar për një pije në ditë për femrat dhe një deri në dy për meshkujt. Disa prej tyre kanë pirë cigare në një moment të jetës, kurse disa të tjerë jo. Për meshkujt, nëse ata janë duhanpirës ose jo kishte ndryshim, ndërsa për femrat kjo nuk kishte rëndësi. Edhe ato që nuk kishin provuar duhanin asnjëherë kishin treguar një rrezik të lartë për të fituar kancerin e gjirit, vetëm për shkak të një gote alkool në ditë, që do të thotë se pirja e duhanit është e lidhur me një minimum të zhvillimit të kancerit të gjirit te femrat. Studiuesit thonë se alkooli është shkaku i 3.6% të pacientëve me kancer në mbarë botën, tek të dy gjinitë. Në mesin e meshkujve të varur nga alkooli, forma më e zakonshme e kancerit është kanceri i zorrës së trashë, ndërsa te femrat, kanceri i gjirit.

Pse duhet të konsumoni fiq
Fiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë konsumohen në disa forma: Të freskët, të thatë apo në trajtë reçeli.

Disa nga arsyet se pse duhet të konsumohen fiqtë janë:
Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera
Fiqtë janë të pasur me enzima, të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tres.
Janë anti-inflamatorë
Ndihmojnë në rastet e ënjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.
Rënia në peshë
Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gram. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.
Shëndeti i syve, lëkurës dhe kockave
Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre. Por mund të shkaktojnë edhe alergji. Fiqtë hyjnë në kategorinë e ushqimeve që japin alergji në disa raste, prandaj personat e ndjeshëm duhet të bëjnë kujdes me konsumin e tyre.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: