Askush nuk e priste por ndodhi. Të mërkurën Milani siguroi çerekfinalet e Kupës së Italisë duke mundur Veronën në “San Siro” me rezultatin e thellë 3-0, por sot, e njëjta sfidë e vlefshme për “Seria A” dhe e luajtur në Verona ka pëfunduar me të njëjtat shifra, veçse fituesit janë vendasit.

U mendua se momenti i keq i “djallit” kishte filluar të zbehej pas fitores kundër Bolonjës dhe Veronës, por kuqezinjtë zhgënjyen për të disatën herë në këtë sezon tifozët e tyre.

Goli i parë u shënua në minutën e 24-r me autor Caracciolo i cili përkundër rrjedhës së lojës kaloi Veronën në avantazh. Milani u përpoq të barazonte por i riu Kean i huazuar nga Juventus në minutën e 55-t dyfishoi shifrat. Në fundin e lojës Susso u ndëshkua me të kuq, por para këtij momenti Verona kishte shënuar edhe golin e tretë me futbollistin Bessa.

Renditja e Seria A pas javës së 17
seria a
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: