Skuadra e  Hellas Verona është  rikthyer në Serie A.  Veronezët përmbysën rezultatin 2-0 të ndeshjen e parë në Tombolato kundër Cittadellas, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke u bërë kështu skuadra e 3-të që ngjitet në Seria A pas, Brescias dhe Lecees.

Zakanji, Di Karmine dhe Laribi, ishin autorët e golave për skuadrën e Alfredo Aglietti. Skuadra e Cittadella e mbylli takimin me 9 lojtarë pas daljes me kartona të kuq të Parodi në minutën e 62-të dhe të Proias në të 77-tën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb