Të humbësh kontrollin e ”Versace” nuk është e rëndësishme, duhet ecur përpara, shprehet Donatella Versace e cila sapo hoqi dorë nga drejtimi i kompanisë së famshme italiane në industrinë e modës për 1,83 miliardë euro për t’u marrë tashmë nën kontroll grupi amerikan ”Michael Kors”.

Në një intervistë të dhënë për gazetën ”La Repubblica”, zëvendëspresidentja dhe drejtoresha artistike e grupit ”Versace” thotë se ”humba kontrollin e vetvetes shumë, shumë kohë më parë. Nuk jam e fiksuar pas drejtimit”.

”Jeta më ka bërë të kuptoj se nuk duhet të hedh sytë pas, të duhet të ecësh vetëm përpara. Të ecësh përpara sot, për një markë si ‘Versace’ nënkupton të paturit e një platformë globale”, sqaron ajo, pak ditë pas shitjes së markës luksoze italiane të veshjeve dhe aksesorëve, e renditur në mesin e më emblematikeve të modës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb