FIER– Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, situata në zonat e prekura nga përmbytjet paraqitet problematike. Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, është përmbytur nga uji aksi rrugor Levan-Tepelenë. Niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 centimetra.

Problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit. Tre persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar në fshatin Ferras të Fierit.

Shërbimet e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e familjes me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb