Harrojini fjalëkalimet. Versioni i ri i sistemit operativ Android, i cili do të quhet Android M, do të përfshijë skanerin e gjurmëve të gishtave. Nëpërmjet kësaj veçori të re përdoruesit do të kenë mundësi të regjistrohen tek aplikacionet e pajisjeve të tyre Android pa pasur nevojë për një fjalëkalim. Google do ta prezantojë këtë veçori të re gjatë konferencës të zhvilluesve I/O, që do të organizohet në datat 28 dhe 29 maj në San Francisko.

Përdoruesit e pajisjeve iOS kanë veçorinë TouchID që ofron skanerin e gjurmëve të gishtave, citon krokodili. Kjo veçori jo vetëm që është e shpejtë, por është gjithashtu shumë e sigurt.

Kjo veçori e re do të mund të përdoret vetëm tek pajisjet Android që kanë një sensor për gjurmët e gishtave. Deri tani nuk ka shumë pajisje që kanë sensorë për gjurmët e gishtave, Samsung Galaxy Note 4,S6/S6 Edge dhe HTC One Max janë disa nga këto pajisje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: