Google Translate është përditësuar me disa veçori të reja dhe është përmirësuar tek perfomanca, duke e bërë me të lehtë për njerëzit që të komunikojnë dhe përkthejnë fjalët në një gjuhë tjetër nëpërmjet aplikacionit.

Përditësimi sjell përkthim të shpejtë të tekstit të shkruar, si dhe veçorinë e re të Google-it, e quajtur “Word Lens”.

Sa i përket anës së bashkëbisedimit, përditësimi i Google-it tek aplikacioni Google Translate e bën më të lehtë se asnjëherë komunikimin nëpërmjet gjuhës së folur.

Në një video promocionale të publikuar nga Google, kompania demonstron shpejtësinë dhe saktësinë e aplikacionit. Aplikacioni është dizajnuar për të përkthyer në kohë reale gjuhën e folur, ashtu si tek Skype.

Google përditësoi gjithashtu aplikacionin me veçorinë Word Lens, një mjet i ri përkthimi me foto. Kjo veçori funksionin si tek aplikacioni i përkthimit të Microsoft-it për pajisjet mobile, i cili përkthen fjalët e shkruara nga një gjuhë në një tjetër, transmeton krokodili.

Nëse jeni në një restorant në Paris dhe ju duhet të përktheni artikujt e menusë në anglisht, Google Translate do t’ju ndihmojë. Thjesht aktivizoni veçorinë brenda aplikacionit, drejtojeni kamerën tek menuja dhe Google merret me pjesën tjetër.

Aplikacioni mund të shkarkohet falas në Google Play dhe Apple App Store.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: