TIRANE- Një natë poetit i del në ëndërr i famshmi Ali Pashë Tepelena. “Dëgjo bir, u bënë 200 vjet që jam pa varr. Nisu dhe ma bjer kokën në atdhe. Rrëmbeje se është e jotja. Nëse ke frikë zgjo nga gjumi Thanas Vajën dhe Marko Boçarin… Ky është një amanet!” Misioni duket i pamundur… por jo për një baladë, për një poet, për teatrin… Dhe koka në fund të shfaqjes arrin në Tepelenë. Me çfarë…si …ku?! Kjo mbetet të shihet në skenë. Produksioni “Vërtitu kokë e prerë” është shfaqja që vihet në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli në datat 7, 11, 14 dhe 18 Janar. Teatri poetik vjen sipas baladës me të njëjtin titull të Petrit Rukës kushtuar Ali Pashë Tepelenës. Një performancë ku me mjeshtëri regjisori Naum Shundi ndërthur poezinë e interpretuar nga Bujar Asqeriu dhe Alesia Xhemalaj, polifoninë labe nga kënduar nga grupi polifonik ANTEA dhe vajtojca Mimoza Kosturi, elementët e koreografisë nga Arian Sukniqi të interpretuar nga Isida Mullaymeri dhe projeksionin nga Skënder Jançes. Skanografia mban emrin e Bashkim Zahaj.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: