Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot pasdite qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë nga ku ka paralajmëruar nismën e tij të madhe për pastrimin e listave të veteranëve nga ata persona të cilët marrin atribute të pamerituara.

Veseli tha se në qeverinë e re që do ta udhëheqë ai dhe nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Statusi i Kadri Veselit:

Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së. Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: