PRISHTINE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kryetari i saj, Isa Mustafa duhet të marrë rolin prijës në dialogun me Serbinë dhe të mos e bllokojë procesin.

Gjatë një takimi me kryetarin e dhomës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Veseli tha se konsensusi nacional politik për fazën e fundit të dialogut me Serbinë është i domosdoshëm.

“Jemi duke humbur kohë, po merremi me bajraktarizma. Në vend që të koncentrohemi në pjesën si të ballafaqohemi me Serbinë, ne merremi me atë se kush do të jetë i pari. Opozita po vazhdon me gabimin e njëjtë. FSK-ja sot ishte përfunduar nëse s’do të ishin inatet e opozitës. Sa herë të bisedosh me Serbinë nuk kanë për të duartokitur qytetarët. Le të dalë Isa, le të marrë bajrakun, boni ofertë le ta marrin, por me blloku procese që s’je në pushtet kjo…. Çështja e konsensusit është e domosdoshme. Sot kemi një bllokadë për inate, kanë me na vonuan 3 apo 4 muaj për të na hidhëruar me partnerët ndërkombëtarë. Opozita duhet t’i bashkëngjitet këtij karvani, kur kemi qenë bashkë kemi fituar më shumë. Qëndrimi inatçor i LDK-së është dëmtues. Liberalizimi i vizave duhet te ndodh, e meritojmë. Kam parë një skepticizëm, brena BE-së, vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve brenda BE-së, kriza e refugjatëve. Presim raport pozitiv…”, u shpreh Veseli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: