KOSOVË

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë”.  Kështu deklaroi sot nga Kaçaniku dhe Ferizaj, kryetari i  Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai shkruan se rinia ka pasur dhe do të ketë gjithmonë vëmendjen e plotë të PDK-së. Sipas Veselit, partia që ai drejton ka krijuar kushte ndaj rinisë kosovare që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e tyre të lindjes.

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit”-Shkruan Veseli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb