KOSOVE

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, konkretisht nga mesi i muajit dhjetor.

I pyetur nga mediat lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Këto deklarata, Veseli i ka bërë në një aktivitet në Skënderaj, ku kishte shkuar në përurimin e stadiumit ndihmës të qytetit.

“Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi Ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Të hënën do ta kemi mbledhjen e Kryesisë dhe do ta përcaktojmë datën. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën  për liri, për paqe dhe të ardhme”, ka deklaruar Veseli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: