Frederik Veseli mendon se Shqipëria meritonte ta fitore takimin ndaj Islandës. Mbrojtësi që aktivizohet në radhët e Empolit, mendon se në rastin e golit të Gudmundsonit, lojtarët kuqezi duhej të kishin shkaktuar faull.

A mund ta evitonim atë gol të pësuar?
Mund ta evitonim, kundërshtari kaloi 3-4 lojtarë njëherzai. Meritë është edhe atij, një faull do ishte jo fair-play, por do ishte mirë ta bënim, por edhe prej tij ishte lëvizje e bukur.

Rreshtimi i ri?
Mirë ishte, pati mirëkuptim mes nesh, bëmë disa gjëra që i kemi provuar në stërvitje. Ky është fillimi, kemi mundësi të përmirësohemi akoma. Në disa momente, kundërshtari u tërhoq komplet dhe 3 mbrojtës ju, ishit bosh dhe statik… Ishte ndenja jonë, për dy arsye. Ata pritnin kundërsulmin, dhe nëse ne futeshim me një lojtar më shumë, do kishin më shumë hapësira. Ata pritnin, ishin të gjithë prapa. Edhe hapësirat i kishin mbyllur.

Do vazhdoni me Empolin?
Unë kam dhe 2 vite kontratë me Empolin, vendos edhe klubi, por normal se nëse vjen një ofertë më e mirë, në Seria A ose jashtë Italisë, do isha i kënaqur për një vend më të mirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb