KOSOVË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që zhvillon SHB, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowas, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani FSK-së.

“Ushtria e Kosovës është e paqes, e NATO-s dhe është kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë”, tha Veseli në një intervistë për RTK. Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës.

“Kjo vizitë është e jashtëzakonshme, Grada e Iowas, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e SHBA-së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik, le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet, sepse është në krah me ShBA-në”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: