Partizani vijon si zakonisht përgatitjet për ndeshjen e javës së 20-të të Superiores kundër Skënderbeut. Trajneri Veselinoviç ka nisur të mendojë edhe për anën taktikë tashmë, teksa formacioni me shumë mundësi do t’i ngjajë atij të miqësores kundër Kastriotit.

Sa i përket gjendjes së lojtarëve, dy prej tyre nuk po stërviten me ekipin. Gjergji Kote po vijon rikuperimin e frakturës në gishtin e këmbës dhe sipas parashikimeve ai e humb ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut, pasi për ndeshje pritet të jetë gati pas afro dy javësh.

Sakaq, siç e kemi raportuar, Ismail Sodiq po vijon të refuzojë të stërvitet me skuadrën. Pjesa tjetër e ekipit janë 100% të gatshëm për të luajtur kundër Skënderbeut, ku të kuqtë do të provojnë të nisin një seri fitoresh, pas asaj kundër Vllaznisë në ditët e fundit të vitit 2024.

Për t’u parë është sesi do të jetë qasja e skuadrës pas tri largimeve të rëndësishme të Rrapajt, Carës dhe Hadrojt.

FORMACIONI – Me shumë mundësi 11-shja që do të zbresë në fushë kundër Skënderbeut do të jetë ajo që startoi miqësoren me Kastriotin, e fituar me shifrat 6-0 nga të kuqtë. Në portë Qirko është bërë titullar fiks, teksa në mbrojtje gradualisht po bëhen disa lëvizje.

Sembene dhe Bytyçi po gradohen si lojtarë stoli, teksa po i jepen kredite Janjevës dhe Domgjonit. Këta të fundit kanë luajtur si titullarë edhe sfidat e fundit në kampionat. Mesfusha nuk ndryshon, teksa në sulm në miqësoren e fundit pamë uljen në stol të Zekës dhe aktivizimin e Podstrelov nga minuta e parë.

Screenshot 2025-01-07 203558

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb