Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në Neës24, ka përmendur dy momentet më të vështira të karrierës së tij politike dhe Partisë Demokratike. Berisha tha se në 33 vite,  skemat piramidale dhe protestat e zhvilluara në atë kohë dhe vendimi për shpalljen “non grata” nga ish-sekretari amerikan Blinken, janë më të vështirat për PD.

SalI Berisha: Kriza financiare, skema piramidale më e vështira, PD mori përgjegjësinë dhe unë dhashë dorëheqjen. Përballë një rebelimi komunist, PD ofroi zgjidhje politike, dorëzoi pushtetin, shkoi në zgjedhje dhe u vendos në opozitë, për tju nënshtruar një hetimi.

Më pas e panë  shqiptarët që votuan unanimisht, e panë që nuk ishte PD e përshitrë në skema piramidale. Ajo i kishte lejuar, por nuk i njihte se çfarë ishin. Ne bëmë ligjin për ti çmontuar dhe i vumë përgjegjësit para ligjit

Momenti i dytë i vështirë ishte dita kur Blinken vendosi që ish-kryetari i saj të dalë jashtë parlamentit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb