TIRANE- Falë projekteve energjetike Shqipëria pritet që të fitojë një pozicionin më të mirë në rajonin e Ballkanit. Kështu shkruan sot gazeta serbe “Vestie”, në një analizë të gjatë.

Sipas saj, projektet energjitike do ta nxjerrin Shqipërinë nga fundi i tunelit. “Shqipëria për këtë, mbështetët fuqishëm edhe nga aleatët Perëndimorë, NATO, BE dhe SHBA”,-theksohet në këtë analizë.

Sipas “Vestie”, prapa projektit TAP që pritet të kalojë nga Shqipëria fshihen interesat e SHBA-ve.

Në tre vite, Shqipëria do të përfitojë 400 milionë euro nga ky projekt. Ky projekt fillimisht nuk ishte favorit, por ai arriti që të triumfonte ndaj “Nabucco”, që do të favirozonte Beogradin. Gazi azer do të arrijë kështu në Europë, nëpërmjet Shqipërisë, përveç Greqisë dhe Turqisë. Nëpërmjet Serbisë do të shpërndahet në vendet e tjera ballkanike, si Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë”,-theksohet në shkrim.

“Vestie” shkruan ndër të tjera për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të.

“Në këtë projekt natyrisht që Tirana ka mbështetjen e Uashingtonit, që e sheh Shqipërinë si një aleat të besueshëm.
Shqipëria shihet si një aleat besnik ndaj NATO-s dhe SHBA-së dhe nuk ka asnjë lidhje me Rusinë. Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në një krizë të rëndë ekonomike, Shqipëria shpreson për një mrekulli ekonomike dhe shpreson që rritja të jetë të paktën 3%.Për më tepër që Shqipëria pritet që të nisë shumë shpejt bisedimet me BE-në për anëtarësimin dhe kjo do të bënte që të kishte përfitime të tjera në investime, si në ndërtimin e rrugëve, aeroportëve dhe fushave të tjera të infrastrukturës”.

Gazeta shkon më tej kur thotë se, Serbia shumë shpejt do mund të varet nga Shqipëria për gazin, prandaj duhet të rregullojë marrëdhëniet me të.

“Shqipëria përfaqëson interesat e SHBA-së në Ballkan. Dhe, shumë shpejt Serbia mund të varet nga Shqipëria për gazin.Për këtë arsye, ajo duhet të rregullojë marrëdhëniet me Tiranën dhe të zgjidhë disa çështje pezull. Pozicioni i Serbisë tashmë është bërë i pakëndshëm, sidomos pas dështimit të projektit rus, “South Stream”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: