Në drejtorinë e Policisë së Tiranës pritet të vetëdorëzohet deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie.
Gazetari i News24 Igli Çelmeta ka siguruar pamjet kur në Drejtorinë e Policisë ka mbërritur avokati Ledio Braho, i cili mbrojti deputetin Salianji gjatë gjykimit në Apel.
Gjithashtu gazetari bëri të ditur, referuar burimeve, se deputeti Ervin Salianji mund të vuajë dënimin në burgun e Fierit.