Vëllai i Zhaneta Josifit, Selman Fejzo ka folur në një rrëfim ekskluziv për ‘News24’, ndërsa ka treguar detaje nga takimet me motrën dhe mbesat e tij.

Fejzo pohoi se mbesën e tij të ndjerë, Anisa, nuk e kishte takuar që prej 2 vitesh, duke shtuar se nuk ishte të dijeni se çfarë sekti ndiqnin ato konkretisht.

“Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin “Anisa eshte ne shtepi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja qe do ndodhte kjo gje. Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzen iu pergjigjen thirrjeve te Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi ne shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen ka rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtepi nuk kemi ndjere kurre ere te rende. Nuk e kuptojme arsyen e ketij akti ekstrem
Nuk kam informacion ne cilin sekt fetar ishin perfshire. Vajzat ishin me shkolle te larte, vetem e ema punonte”, tha ai.

Ndërkoha, daja i dy vajzave, pohoi se interesohej shpesh për to nëse kishin probleme apo kërcënoheshin nga dikush. Ndër të tjera ai tha se bashkëshorti i motrës së tij ishte vetëvrarë para 16 vitesh, pasi i kishte rënë një trompozë, ndërsa ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

“Interesohesha nese kishin probleme apo kercenime. Babai i vajzave pesoi tromboze para shume vitesh dhe më pas vetëvra. Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura. Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.

Dëshmitë se ato ishin pjesë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait, solli një nisje hetimi nga prokuroria e policia për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb