Xhenierët e Forcave të Armatosura eliminuan sot një shtimje topi 75 mm në Kaninë të Vlorës. Lajmi është njoftuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në facebook, ndërsa ndan foto nga aksioni i xhenierëve të FA.

“Xhenierët e FA eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë. Një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga kryesore. Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar. #KrenariPërEOD??” shkruan Xhaçka në facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb