Federico Chiesa ka bërë gati “valixhet”, kjo duket logjike, pasi sulmuesi “azzurr” ka luajtur vetëm 19 minuta që nga dita kur u transferua tek ekipi i Liverpool. Sipas mediave italiane, është thuajse e sigurt se Chiesa do të rikthehet në Serie A pasi janë disa ekipe që kanë shprehur interes karshi tij.
Napoli është një nga klubet e para që ka kërkuar informacione në lidhje me Chiesa-n, por sipas La Stampa-s, Napoli është klubi i vetëm pasi interes kanë shfaqur edhe dy klube të tjera, Inter dhe Atalanta.
Chiesa firmosi një kontratë deri në 2028 me Liverpool, skuadër ku përfiton 7,5 milionë euro në sezon. Paga është pengesa më e madhe në këtë pikë, pasi është e pamundur që një skuadër në Serie A t’i ofrojë një shifër të tillë.
Në këtë pikë, diferencën mund ta bëjë dëshira e lojtarit për t’u rikthyer sërish të jetë aktiv dhe protagonist në një klub pasi është e qartë se në Liverpool nuk ka vend për të.
(BalkanWeb)