Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se palët nuk kanë arritur dakordësinë në lidhje me programin e punës së seancës së nesërme plenare.
Kalendari dhe programi i punës dhe të votohet në seancën e nesërme në Kuvend.
Pikat kryesore të cilat pritet të nxisin debat ditën e nesërme pritet të jenë nismat e iniciuara nga deputetë të Partisë Demokratikë dhe Partisë Socialiste mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sa i përket votës së diasporës.
Seanca e nesërme do të nisë në orën 14:30.
(BalkanWeb)