Elseid Hysaj mbetet një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Hysaj e ka bërë të qartë dëshirën e tij, pas 4 vitesh te Napoli kërkon të nis një aventurë të re, ky fakt ka bëre që mbi mbrojtësin shqiptar të interesohen shumë klube të ndryshe europiane. Ditët e fundit u fol për një interesim edhe nga ana e Man.United por “djajtë e kuq” me sa duket e kanë gjetur anësorin e shumë kërkuar, bëhet fjalë për mbrojtësin e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka. 21-vjeçari anglez pritet ti kushtojë United 67 milion euro.

Hysaj Atletico
Hysaj Atletico

Duke u rikthyer te Hysaj, e përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” shkruan se Atletico Madrid është skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e Hysaj. Nisur nga ky fakt edhe pretendimet për kartonin e Hysajt nga presidenti De Laurentiis janë ulur ndjeshëm, deri në 20 milionë euro.

Hysaj Juve
Hysaj Juve

Në pritje për të kuptuar nëse palët, Altetico Madrid dhe Napoli, do të bien dakord me vlerën e kartonin, mediat italiane shkruajnë se Hysaj është në pritje të një ofertë nga ana e Juventusit. Anësori shkodran ka shprehur dëshirën e tij për tu bashkuar me Maurico Sarrin në Torino.

Grezda
Grezda

Një tjetër legjionar i cili pritet të ndryshoj destinacion këtë verë është dhe Eros Grezda. Sulmuesi kuqezi është kthyer në çështje jo vetëm në përfaqësuese por dhe te skuadra e tij Ranger, ku trajneri Steven Gerrard nuk e ka grumbulluar me ekipin në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Portugali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb