TIRANE

Tërmeti i mëngjesit të djeshëm ka tronditur të jgithë shqiptarët, të cilët janë solidarizuar me situatën e pa precedentë. Ndihmat, mbështetja dhe ngushëllimet nuk kanë munguar për familjet e prekura. Në media kemi publikuar histori të viktimave, të familjarëve të tyre që kanë sjellë pjesë nga drama që kanë përjetuar në këto ditë paniku. Duket se ai që na kishte shpërtuar ishte pikërisht djali i kryeministrit. Greg Rama ka ngushëlluar të gjithë viktimat e tërmetit, duke rrëfyer se një prej viktimave të tërmetit e njihte personalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës, duke mos preferuar të jap emrin e vajzës që ai e ka njohur personalisht (GSH)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: