PARIS- E vetmja mënyrë e përhershme për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe në Siri është që të lehtësojmë dhe pranojmë emergjencën e një kundërrevolucioni sunit duke pranuar edhe idenë e islamizmit, vlerëson Scott Atran, antropolog i njohur franko-amerikan. Pas muajsh monitorimi në terren, ky specialist i terrorizmit publikoi në Francë artikullin “Shteti Islamik është një revolucion” në botimet “Lidhjet që çlirojnë”.

“Në Irak, të gjithë anëtarët e fiseve arabe sunite me të cilët kam biseduar u shprehën se në fillim të gjithë po e ndiqnin Shtetin Islamik pasi ata e konsideronin si një fortesë kundër shiitëve që morën Bagdadin. Ky është pak a shumë rasti, por tashmë duhet të bashkëpunojmë me ata që janë kundër nesh”, thotë Atran.

“Në fillim, gjithçka po ecte mbarë, por pas dy javësh njerëzit nisën të zhdukeshin. I gjithë ai kontigjent që kishte lidhje me policinë dhe ushtrinë. Njerëzit e ISIS-it i rrëmbenin e më pas i vrisnin. Menjëherë, udhëheqës të shumtë të fiseve u kthyen kundër tyre, për rimarrjen e pushtetit”, shton ai.

“Por kjo nismë përkthehej me rëndësinë e bashkëpunimit me disa grupe islamike, kundër ISIS-it, pasi ata zotëronin një mbështetje popullore gjithëpërfshirëse”, thekson antropologu i njohur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: