Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vetëm një njeri i ligë mund të thotë ende që SPAK kontrollohet prej tij.

Ai u ndal edhe tek “21 janarin” ku tha se nuk kupton se përse ishte një urgjencë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, dhe e njëjta nuk është për ngjarjen e rëndë ku 4 persona u vranë në bulevard.

“Ç’duhet të bëj unë për 21 janarin. Duhet të jesh idiot ose ligësirë që të vijosh të thuash që Rama kontrollon SPAK-un.

Kërkojani SPAK-ut jo mua.

Jua them prap nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar por nuk jua them unë sepse nuk e bëj unë drejtësinë.

21 janari është nga ato ccështje që vonojnë. Kur më vijën familjet e viktimave nuk kam ç’tu them.

Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb