“Vetëm një natë”, është kënga më e re e artistëve Endri dhe Stefi Prifti, e cila vjen për të gjithë si një buqetë lulesh në prag të Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Kompozuar me mjeshtëri nga artisti Mihallaq Andrea, kënduar nga Endri, Stefi dhe Maria Prifti, kjo këngë duket se iu përket të gjithëve.

Ky material muzikor përcjell jo vetëm atmosferën festive por edhe mesazhe për bashkimin e familjes me urimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Endri, Stefi dhe Maria e kanë shoqëruar këtë projekt muzikor me pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë, nga Korça në Tiranë, pa lënë mënjanë edhe peizazhet e mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës.

Kjo këngë për festat e fundvitit, padyshim do të kthehet në një hit që do të zërë një vend në zemrat e çdokujt dhe do të këndohet në shtëpitë tona në çdo ditë festash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb