“Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ka transmetuar gjatë pjesëve të mëparshme historinë e tre familjeve në Vorë, në zonën e Astirit në Tiranë dhe në Sauk.

Historia e tyre është e përbashkët, fëmijët e mitur të tre familjeve kanë problem serioze me dëgjimin. Mjeku deklaroi se tre fëmijët vuajnë nga i njëjti problem, humbje të dëgjimit dhe janë pothuajse në të njëjtën moshë dhe operacioni është i detyrueshëm që t’u jepet ajo që ata nuk e kanë sot.

https://www.youtube.com/watch?v=TYSjEHW8J6g&feature=youtu.be

“Ishte mirë 3 muajt e parë, problemet nisën më vonë, sot është 18 vjeç, pastaj linda vajzën kisha frikë mos dilnin me probleme, Rubini nuk kishte asnjë problem, kur bëri 2 vjeç, nuk përgjigjej kur i thërrisja, ngrija zërin e televizorit nuk reagonte, as ndaj burisë së kamionëve. Ika në konsultore dhe doktoresha më tha se ka probleme me dëgjimin. Doktori më tha njëherë të  përdorë kufje, pastaj nëse nuk jep rezultat, duhet operacion. Mu shemb toka, eci si e vdekur mes të gjallëve. Thashë Zot më ndihmo kalamajtë. Lekët s’i gjeja dot, kushtonte shumë, ilaçet e Arditit, nuk lash njeriu pa i kërkuar, vetëm te ju kemi shpresë. Djali i madh thotë shikoni Rubinin, më dhimbset ai më shumë se vetja”-tha nëna e njërit prej tyre.

Mjeku sqaroi se tre fëmijët vuajnë nga i njëjti problem, humbje të dëgjimit dhe janë pothuajse në të njëjtën moshë dhe operacioni është i detyrueshëm që t’u jepet ajo që ata nuk e kanë sot.

Por Elvis Naçi tha lajmin e mirë në rrjetet sociale për tre vogëlushët se shuma e lekëve, 72 mijë euro që nevojitet për operacionin e tre fëmijëve është realizuar.

“Shuma e lekeve për Rubinin, Endisin dhe Sokolin u realizua. Së shpejti presim të vijnë implantet kokleare dhe Mjeku Austriak të bëjë operacionin qe edhe këta fëmijë të dëgjojnë, të flasin si të gjithë ne. Kemi nevojë për lutjet tuaja dhe falënderoj të gjithë shqiptarët që na u bashkëngjiten. Bashkë ia dolëm! Zoti para ne pas, Zoti ju shpërbleftë”, shkroi në rrjetet sociale Naçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb